Dyshohet se ra për vdekje në greminë, SHKSHMK-ja nis punën për nxjerrjen e trupit në Grykë të Rugovës

Dyshohet se ra për vdekje në greminë, SHKSHMK-ja nis punën për nxjerrjen e trupit në Grykë të Rugovës

Kronika October 25, 2025 - 17:31

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim Malor (ShKShMK) ka njoftuar se është angazhuar në nxjerrjen e trupit të pajetë të një personi që dyshohet se ka rënë në një greminë në Grykë të Rugovës.

Siç ka shkruar SHKSHMK pë rmes një postimi në rrjetin social në Facebook, në operacion po marrin pjesë edhe Zjarrëfiksat e Pejës dhe Policia e Kosovës.

Ndërkohë më parë u raportua se një person ishte gjetur pa shenja jete në rrugën Pejë – Rugovë, më saktë tek vendi që njihet si “Kthesa e Madhe” .

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se trupi ishte poshtë lumit të njohur si Lumbardhi.

Bëhet e ditur se polica e ka marrë informatën në orën 14:10 dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq, mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij.

“Rreth orës 14 e 10, Policia është njoftuar se në km 5, rrugën Pejë – Rugovë, “te kthesa e madhe”, poshtë në lum ku është Lumbardhi, dyshoher se një person është pa shenja jeta. Mjeku e ka konstatu vdekjen e tij. Policia menjëherë ka dal në vend të ngjarjes, zjarrëfikësit dhe epika mjekësore”, tha Gashi. /klankosova