Vazhdon të jetë e rëndë gjendja e punëtorit nga Gjilani, i nënshtrohet operacionit
Kronika
October 25, 2025 - 16:18
23-vjeçari që ra nga kati i gjashtë i një ndërtese në ndërtim në Gjilan vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Lajmin e ka bërë të ditur Gazmend Shehu, i cili njoftoi se ai është duke iu nënshtruar operacionit.
Ndërkaq, gjatë ditës së sotme u raportuar se i lënduari është R. H. i cili aktualisht po trajtohet në mjekim intensiv në QKUK, dhe i njëjti ka politraumë.
Siç thonë më tej burimet viktima në emergjencën e Gjilanit ishte dërguar pa shenja jete, mirëpo pas reanimimit iu kanë kthyer shenjat e jete. /klankosova