Gjendet pa shenja jete një person në Grykë të Rugovës, flet policia

Gjendet pa shenja jete një person në Grykë të Rugovës, flet policia

Kronika October 25, 2025 - 15:34

Një person pa shenja jete është gjetur në rrugën Pejë – Rugovë, më saktë tek vendi që njihet si “Kthesa e Madhe” .

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se trupi ishte poshtë lumit të njohur si Lumbardhi.

Bëhet e ditur se polica ia ka marrë informatën në orën 14:10 dhe menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq, mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij.

“Rreth orës 14 e 10, Policia është njoftuar se në km 5, rrugën Pejë – Rugovë, “te kthesa e madhe”, poshtë në lum ku është Lumbardhi, dyshoher se një person është pa shenja jeta. Mjeku e ka konstatu vdekjen e tij. Policia menjëherë ka dal në vend të ngjarjes, zjarrëfikësit dhe epika mjekësore”, tha Gashi për KlanKosovën.