I kanos policët brenda gjykatës, arrestohet pejani
Kronika
October 25, 2025 - 11:31
Një rast i kanosjes ka ndodhur brenda gjykatës në Pejë të premten.
Sipas forcave të rendit, ngjarja ndodhi brenda sallës së gjykatës ku janë kanosur zyrtarët policorë.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, deri sa ishte në një sallë të gjykatës, kishte kanosur zyrtarët policorë. Pas përfundimit të seancës gjyqësore, për të cilën ishte dërguar i dyshuari, me vendim të prokurorit, i njëjti është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.