Arrestohet një i mitur në Ferizaj, theri me thikë një person

Arrestohet një i mitur në Ferizaj, theri me thikë një person

Kronika October 25, 2025 - 11:17

Një i mitur është arrestuar në Ferizaj për vrasje në tentativë.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se i dyshuari pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

“Rr. Driton Islami, Ferizaj  24.10.2025 – 19:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton PK.