Grabitet nën kërcënimin e thikës një person në Pejë

Grabitet nën kërcënimin e thikës një person në Pejë

Kronika October 25, 2025 - 10:08

Një person është grabitur nën kërcënimin e thikës në rrugën “UÇK” në Pejë gjatë ditës së premte.

Siç njofton Policia, i dyshuari i ka grabitur viktimës telefonin dhe 175 euro para të gatshme.

Sipas organeve të rendit, ende nuk është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari.

“Viktima mashkull kosovar, ka informuar se i dyshuari mashkull i pa njohur nën kërcënimin e  thikës i ka grabitur telefonin mobil dhe 175 euro para të gatshme. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.