“E teprojnë me shkelje në trafik”, iu merren lejet dy shoferëve në Ferizaj
Njësiti i Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, ka ndëshkuar dy shoferë të cilët kishin arritur kufirin maksimal të pikëve negative të lejuara me ligj.
Atyre iu është ndaluar vozitja për 1 vit, transmeton Klankosova.tv.
Sipas policisë atje, shoferi A.S. i moshës 26 vjeçare është ndëshkuar me masën mbrojtëse – ndalim i ngasjes së automjetit për 12 muaj, pasi për dy kundërvajtje të kryera në komunikacion kishte arritur gjithsej 10 pikë negative.
“Ndërsa shoferi F.Z. (27 vjeç) është ndëshkuar me të njëjtën masë mbrojtëse – ndalim i ngasjes së automjetit për 12 muaj, pasi për pesë kundërvajtje të shkaktuara në komunikacion kishte arritur 9 pikë negative”, thuhet në njoftimin e policisë së këtij qyteti.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka apeluar tek të gjithë shoferët e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut.