Dërgohet pa shenja jete foshnja në QKUK
Foto: Laura Hasani

Dërgohet pa shenja jete foshnja në QKUK

Kronika October 25, 2025 - 09:48

Një foshnjë është dërguar pa shenja jetë  nga Obiliqi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion dhe se rasti po hetohet.

“Rr. Shkupi, Obiliq  24.10.2025 – 16:20. Raportohet se nga prindërit në QKMF është sjell pa shenja jete foshnja viktima mashkull. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njofton PK.