
Vdes Fadil Rugova, pedagog dhe veteran i arsimit shqiptar
Në Prishtinë ka ndërruar jetë Fadil Rugova, pedagog, profesor dhe veteran i arsimit, një ndër arsimtarët më të dalluar të brezit të tij.
Fadil Rugova ka lindur në Durrës më 1935. Ai ishte ndër mësuesit e parë të shkollave shqipe pas Luftës së Dytë Botërore në rajonin e Pejës.
Shkollën Normale e kreu në Prishtinë, ndërsa studimet universitare në Universitetin e Shkupit, në drejtimin e pedagogjisë.
Gjatë karrierës së tij, ka shërbyer si drejtor i Shkollës Normale në Pejë dhe më vonë si këshilltar arsimor në Entin për Arsim dhe Pedagogji të Prishtinës. Më 6 tetor 1990 u largua dhunshëm nga puna, një periudhë e vështirë për arsimtarët shqiptarë në Kosovë.
Fadil Rugova ka lënë pas vetes bashkëshorten, vajzën dhe dy djemtë, si dhe pesë nipër e mbesa.
Sipas njoftimit të familjes varrimi do të mbahet të premten, më 24 tetor 2025, në varrezat e Prishtinës, nga ora 15:00. Kurse e pamja mbahet të shtunën dhe të dielën më 25 dhe 26 tetor në Hotelin Grand, prej orës 09:00 deri në ora 16:00.