Po vazhdon operacioni i kërkim-shpëtimit në rajonin e Gjakovës për 26-vjeçarin nga Tropoja

Po vazhdon operacioni i kërkim-shpëtimit në rajonin e Gjakovës për 26-vjeçarin nga Tropoja

Kronika October 23, 2025 - 14:07

Ekipet e Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH) kanë filluar një operacion kërkim-shpëtimi në rajonin e Gjakovës, pas kërkesës nga Policia e Kosovës për gjetjen e Florijan Tabakut nga Tropoja.

I zhdukuri është person me nevoja të veçanta, i cili është raportuar i zhdukur që nga 20 tetori 2025 gjatë mbledhjes së gështenjave në territorin e Kosovës.

“Ekipet janë në terren dhe po zhvillojnë kërkime intensive për lokalizimin e tij, pavarësisht terrenit të vështirë dhe kushteve atmosferike”, ka njoftuar Ekipi i Kërkim-Shpëtimit. /Zëri