Tre të arrestuar në Tiranë për marrje me prostitucion dhe shfrytëzim

Tre të arrestuar në Tiranë për marrje me prostitucion dhe shfrytëzim

Kronika October 23, 2025 - 12:15

Janë arrestuar tre persona në Tiranë, nën dyshimin se kanë kryer veprat “Prostitucioni”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se një 22-vjeçar, i cili ra në pranga të uniformave blu, shfrytëzonte katër shtetase kolumbiane për prostitucion.

Derisa u arrestuan edhe dy shtetase të Kolumbisë, pasi kishin përshtatur apartamentin ku banonin bashkë me dy shtetaset e tjera kolumbiane, në Rrugën e Barrikadave, për ushtrimin e prostitucionit.

Procedohen penalisht dy shtetaset e tjera që ushtronin prostitucion.

Si rezultat i hetimeve intensive të kryera nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në drejtimin e Prokurorisë, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Apartamenti”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.