
Aksident i rëndë në Itali, vdes 7-vjeçari shqiptar, plagoset babai i tij dhe një person tjetër
Një fëmijë 7-vjeçar ka ndërruar jetë në një aksident të rëndë rrugor mbrëmjen e së mërkurës në provincën e Bolonjës.
Mediat italiane raportojnë se aksidenti ndodhi rreth orës 21:00, kur një makinë Volkswagen Corrado që drejtohej nga një shqiptar dhe në sediljen e pasme kishte babain e tij u përplas me një Renault Clio të drejtuar nga një 20-vjeçar.
Sipas të dhënave të para, një nga automjetet dyshohet se ka kaluar në korsinë tjetër për të shmangur një motor që po kthehej drejt një stacioni karburanti, duke shkaktuar përplasjen e fortë.
Ndërhyrja e shpejtë e emergjencës 118 nuk i shpëtoi jetën fëmijës, i cili ndërroi jetë në vend. Në aksident u plagosën babai i tij, me origjinë shqiptare dhe banues në Minerbio, si dhe drejtuesi i makinës tjetër.