Vrasja e dyfishtë në Durrës, arrestohen për moskallëzim krimi katër persona

Vrasja e dyfishtë në Durrës, arrestohen për moskallëzim krimi katër persona

Kronika October 23, 2025 - 10:07

Katër persona janë arrestuar nga policia e Durrësit, si të dyshuar që kanë lidhje me krimin e dyfishtë të regjistruar mëngjesin e të mërkurës në zonën e Manzës, Durrës, ku mbetën të vrarë me armë zjarri shtetasit Flori Paluçi dhe Aranit Kurti.

Policia bëri me dije se u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasit: Erald Cani 25 vjeç dhe Ergi Kadiu, 21 vjeç, si dhe shtetasit Taulant dhe Emirian Beqaj, vëllezër, të katërt banues në Manzë.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim, shtetasit Daniel Pepa 21 vjeç, banues në Manzë, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, shkruan tch, transmeton Klankosova.tv.

A., 30 vjeç, banues në Manzë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Daniel Pepa, autori i vrasjes së 33-vjeçarit Flori Paluçi, është ende në arrati dhe shtetasi G. A., 30 vjeç, dyshohet se është larguar nga vendngjarja bashkë me autorin e krimit.

“Nga hetimet e kryera deri tani ka rezultuar se shtetasi Daniel Pepa ka hyrë në lokal dhe për motive të dobëta, është konfliktuar verbalisht, me kamerierin e lokalit dhe me shtetasin Flori Paluçi (i cili shoqërohej në lokal, nga disa shtetas, ndër ta, i arrestuari Erald Cani Pas konfliktit verbal, shtetasi Daniel Pepa është larguar me automjet, nga ambienti i lokalit, ku është kthyer menjëherë më pas, i shoqëruar nga shtetasi i arrestuar Ergi Kadiu dhe nga shtetasi Aranit Kurti.

Gjatë tentativës së tre shtetasve, për të hyrë në lokal, ka dalë nga lokali, shtetasi Flori Paluçi, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, në tokë. Në këtë moment shtetasi Daniel Pepa dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Flori Paluçi, të cilin e ka plagosur, dhe ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të shtetasve Daniel Pepa dhe Aranit Kurti (që dyshohet se e ka goditur me grusht, në fytyrë, shtetasin Flori Paluçi). Si pasojë u vranë shtetasit Flori Paluçi dhe Aranit Kurti.

Më tej nga hetimet dyshohet se shtetasi G. A. është larguar nga vendngjarja, me shtetasin Daniel Pepa”, sqaroi Policia e Shqipërisë.