Shpërthen një rezervuar i oksigjenit në Kaçanik, një person i lënduar dërgohet në QKUK
Foto:Ilustrim

Shpërthen një rezervuar i oksigjenit në Kaçanik, një person i lënduar dërgohet në QKUK

Kronika October 23, 2025 - 08:38

Një rezervuar i oksigjenit ka shpërthyer në një ndërmarrje private të mërkurën në Kaçanik.

Policia ka bërë të ditur se një person është lënduar dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, transmeton Zeri.info.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 200 000 euro”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri