
Katër persona të lënduar pas një aksidenti në Zabel të Drenasit
Kronika
October 22, 2025 - 20:35
Sonte, rreth orës 18:30, në fshatin Zabel i Ulët të Denasit, ka ndodhur një aksident trafiku ku katër persona kanë pësuar lëndime.
Në aksident janë përfshirë tri automjete, ndërsa të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
"Sot rreth orës 18:30, në fshatin Zabel i Ulët në Denas, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë tri automjete. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit katër persona janë lënduar. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal", ka deklaruar Ahmeti.