Tragjike në Bresje: Një person bie në hapësirën e liftit dhe humb jetën

Tragjike në Bresje: Një person bie në hapësirën e liftit dhe humb jetën

Kronika October 22, 2025 - 18:45

Një person ka humbur jetën sot në Bresje të Fushë-Kosovës.

Viktima dyshohet se ka rënë nga një lartësi në hapësirën ku pritet të ndërtohet një ashensor, në një objekt që është ende në ndërtim e sipër.

Këtë e konfirmoi për Klankosova.tv, zëvendëskomandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Abdusamed Shkodra.

“Zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e trupit”, deklaroi Shkodra.