
Arrestohet i mituri serb, i futi ilegalisht pesë kinezë në Kosovë
Kronika
October 22, 2025 - 08:59
Një i mitur serb është arrestuar nga Policia e Kosovës në fshatin Seqishtë të Hanit të Elezit.
Ai dyshohet se ishte duke përcjellë pesë shtetas kinezë në drejtim të Maqedonisë së Veriut, të cilët dyshohet se kishin kaluar kundërligjshëm kufirin nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës, për të vazhduar në drejtim të Maqedonisë së Veriut, transmeton Zeri.info.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 24 orë, ndërsa pesë shtetasit kinezë janë kthyer - depërtuar në Serbi”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri