Nisin kërkimet për zhdukjen e Jashar Jasharit në Velani të kryeqytetit

Nisin kërkimet për zhdukjen e Jashar Jasharit në Velani të kryeqytetit

Kronika October 21, 2025 - 19:30

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim njofton se është angazhuar në kërkimet për një person të zhdukur në lagjen Velania,  të Komunës së Prishtinës.

Sipas njoftimit në Facebook, personi i zhdukur është identifikuar si Jashar Jashari.

“Ekipet e kërkim-shpëtimit po bashkëpunojnë ngushtë me Policinë e Kosovës dhe institucionet përkatëse për lokalizimin dhe gjetjen e tij.

Kërkojmë nga qytetarët që posedojnë ndonjë informacion të dobishëm lidhur me vendndodhjen e tij, të kontaktojnë menjëherë autoritetet kompetente ose të lajmërojnë në faqen zyrtare të Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim”, thuhet tutje në njoftim.