Aksident në Prishtinë, lëndohen tre persona

Aksident në Prishtinë, lëndohen tre persona

Kronika October 21, 2025 - 12:42

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Prishtinë.

Policia ka konfirmuar për “Zërin” se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Fehmi Lladrovci” dhe janë lënduar tre persona, të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘Fehmi Lladrovci’ në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë lëndime kanë pësuar tre persona, të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për Prishtinën, Enis Pllana. /Zëri