![Vazhdojnë gërmimet në Hajvali, pas dyshimeve për mbetje eshtërore [foto]](/uploads/zeri.info/images/2025/October/21/auto_Germimet_ne_Hajvali_nen_dyshimin_per_pranine_e_mbetjeve_mortore_te_personave_te_zhdukur_nga_lufta_ne_Kosove-21_tetor_2025a-Laura_Hasani1761045001.jpg)
Vazhdojnë gërmimet në Hajvali, pas dyshimeve për mbetje eshtërore [foto]
Kronika
October 21, 2025 - 11:16
Në varrezat e fshatit Hajvali në Prishtinë janë duke vazhduar gërmimet, nën dyshimin për praninë e mbetjeve mortore të personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.
Sipas njoftimit, janë gjetur eshtrat e të paktën tre personave, që dyshohet të jenë të të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë më 1998-1999.

“Njësitet policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, në koordinim me IML-në dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, kanë realizuar urdhëresën e Gjykatës Themelore Prishtinë për gërmim në varrezat e fshatit Hajvali, me ç’rast kanë gjetur mbetje eshtërore të njeriut, që dyshohet të jenë të paktën tre personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë 1998-1999”, thuhet në njoftim.


