Gjenden mbetje eshtërore në Hajvali, dyshohen të jenë të së paku tre personave të zhdukur gjatë luftës

Gjenden mbetje eshtërore në Hajvali, dyshohen të jenë të së paku tre personave të zhdukur gjatë luftës

Kronika October 21, 2025 - 09:04

Gjatë gërmimit në varrezat e Hajvalisë janë gjetur mbetje eshtërore, që dyshohen të jenë të së paku tre personave të zhdukur gjatë luftës.

Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se gërmimet janë kryer me urdhëresë të Gjykatës.

“Prishtinë 1998-1999. Më 20.10.2025 njësitet policore të Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, në koordinim me IML-në dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, kanë realizuar urdhëresën e Gj. Th. Prishtinë për gërmim në varrezat e fshatit Hajvali, me ç’rast kanë gjetur mbetje eshtërore të njeriut, që dyshohet të jenë të paktën tre personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë 1998-1999”, njofton Policia.

Bëhet e ditur se mbetjet eshtërore janë tërhequr nga IML-ja për ekzaminime mjekoligjore.

“Punimet pritet të vazhdojnë edhe ditëve në vijim. Rasti në proces hetimi”, njofton Policia.