
Rrëmbimi në Veternik, arrestohen edhe katër të dyshuar
Kronika
October 21, 2025 - 08:42
Një rrëmbim në lagjen Veternik të Prishtinës kishte ndodhur më 18 shtator të këtij viti.
Policia ka njoftuar se të hënën, për këtë rast, ka arrestuar edhe katër të dyshuar meshkuj kosovarë.
Nga njëri nga të dyshuarit është konfiskuar një armë automatike “AK 47”, kurse nga një tjetër i dyshuar është konfiskuar një armë lodër në dukje si armë automatike “AK-47”.
“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri