Shqipëria dhe Kosova angazhohen për të gjetur të zhdukurin në brezin kufitar

Shqipëria dhe Kosova angazhohen për të gjetur të zhdukurin në brezin kufitar

Kronika October 21, 2025 - 08:39

Kosova dhe Shqipëria kanë nisur një operacion kërkim-shpëtimi për një person të zhdukur në brezin kufitar Shqipëri - Kosovë.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima mashkull kishte dalë për të mbledhur gështenja në mal dhe ka humbur kontaktin me familjen e tij, transmeton Zeri.info.

“Brezi kufitar Shqipëri – Kosovë, 20.10.2025 – 23:20. Raportohet se viktima mashkull, shtetas i Shqipërisë, gjatë mbledhjes së gështenjave në mal ka humbur kontaktin me familjarët e tij. Njësiti policor, Njësia për Kërkim-shpëtim dhe disa persona janë angazhuar në kërkim të viktimës, ndërsa në anën tjetër të kufirit janë angazhuar njësitë e Shqipërisë”, thuhet në raportin e plotë të Policisë. /Zëri