
Gjendet pa shenja jete një burrë në Prishtinë
Kronika
October 21, 2025 - 08:35
Një person është gjetur pa shenja jete të hënën në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Harun Aliu”, rreth orës 17:40, ka njoftuar Policia, transmeton Zeri.info.
“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri