
49-vjeçari në Kukës lyen dyqanin me benzinë, neutralizohet nga policia
Kronika
October 20, 2025 - 18:33
Policia në qytetin e Kukësit ka arritur të shmangë një ngjarje të rëndë e cila mund të shkaktonte dëme në njerëz, por edhe materiale.
Sipas të dhënave paraprake, rreth orës 15:33, në lagjen nr. 2, në një dyqan të një kompanie celulare, shtetasi K. Sh., 49 vjeç ka derdhur një sasi benzine dhe u ka bërë thirrje punonjësve dhe klientëve të dalin jashtë.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat bënë të mundur neutralizimin e shtetasit dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Policisë Kukës, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, shkruan A2CNN.