
Dyshohet se një veturë ka goditur një këmbësore në Prishtinë
Kronika
October 20, 2025 - 08:12
Raportohet se një grua është goditur nga vetura në Prishtinë, derisa po kalonte në vija të bardha.
Në fotot e gazetës “Blic”, një grua shihet e ulur në tokë, derisa disa persona përpiqen t’i ndihmojnë.
Nuk dihet nëse këmbësorja ka pësuar lëndime të lehta apo të rënda, por Klankosova.tv ka tentuar të kontaktojë me organet e rendit dhe në momentin e marrjes së informacioneve, do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin.