
Arrestime në Selanik, tre shqiptarë kapen me drogë dhe armë
Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia e Katerinit në një zonë të Selanikut.
Sipas raportimeve, në një kontroll të kryer në një vendndodhje që ata po përdornin, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi marihuane me peshë 60 gramë, sasi marihuane me peshë 52 gramë, një pako kokainë me peshë 2.4 gramë, 2 peshore elektronike precize, 1 pistoletë kalibri 9 mm, me karikator dhe 7 fishekë, shumat prej 1655 eurosh dhe 225 lekësh shqiptarë dhe 7 telefona celularë.
Përveç kësaj, në një oborr u zbulua se ata po kultivonin 1 rrënjë marihuane, 2 metra të lartë, i cili u shkul dhe u konfiskua. Në një depo që ata po përdornin, u gjetën dhe u sekuestruan ekstrakte bimore marijuane, me peshë 1 kilogram e 158 gramë.
Të arrestuarit, së bashku me dosjen e ngritur kundër tyre, do t’i çohen Prokurorit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Selanikut, shkruan Abc News.