
Doli për të shëtitur dhe iu përkeqësua gjendja, vdes një person në Podujevë
Kronika
October 18, 2025 - 08:43
Një person ka vdekur në fshatin Penuhë të Podujevë.
Viktima mashkull, i cili dyshohet se kishte probleme shëndetësore derisa ishte duke shëtitur me karrocën e tij i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe ka mbetur pa shenja jete.
“Pasi është dërguar në emergjencë, është konfirmuar vdekja e tij. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri