Detaje të reja për të shtënat me AK-47 para Gjykatës në Pejë ku u plagosen dy persona

Detaje të reja për të shtënat me AK-47 para Gjykatës në Pejë ku u plagosen dy persona

Kronika October 18, 2025 - 08:30

Policia e Kosovës ka dhen detaje për rastin i cili ndodhi të premten para Gjykatës Themelore në Pejë.

Sipas Policisë, një person është arrestuar si i dyshuar, për shkak se me armë automatike kishte shtënë në drejtim të veturës me targa vendore në të cilën kanë qenë katër persona meshkuj kosovarë.

Si pasojë e të shtënave janë plagosur dy persona në veturë, transmeton Zeri.info.

Policia nga i dyshuari ka konfiskuar katër armë dhe mbi 100 fishekë.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin. Nga i dyshuari janë konfiskuar katër armë zjarri si: dy pushkë automatike AK-47 me nga 18 dhe 15 copë fishekë, dy pistoleta njëra me 5 copë fishek dhe 75 copë fishekë tjerë të armës automatike. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri