Aksident mes dy automjeteve në Bresje, lëndohen tre persona

Aksident mes dy automjeteve në Bresje, lëndohen tre persona

Kronika October 17, 2025 - 22:49

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në Bresje.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se me rastin po merret Njësit i Trafikut Rajonal.

“Sot rreth orës 19:30 në Bresje, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit tre persona janë lënduar. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti. /Zëri