
Kapen 360 kg mish dhe 36 bombola gazi të padeklaruara në pikën kufitare në Vërmicë
Gjatë kontrolleve rutinore nga zyrtarët doganorë në pikëkalimin kufitar në Vërmicë është ndaluar për kontroll të detajuar një automjet, në të cilin është hasur mall i padeklaruar.
Dogana e Kosovës ka njoftuar se pavarësisht deklarimit negativ nga personi përgjegjës lidhur me posedimin e mallrave, gjatë kontrollit janë zbuluar mallra të fshehura në automjet.
Mallrat e padeklaruara përfshijnë:
• 360 kg mish qafe derri (pa kocka)
• 96 bombola gazi për përdorim shtëpiak (me përmbajtje 190 gramë secila).
“Për mallrat në fjalë, pala nuk ka paraqitur faturë ose dokumentacion përcjellës dhe si pasojë ato janë ndaluar deri në përfundimin e procedurave përkatëse. Ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, në përputhje me Nenin 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizës së Kosovës (KDAK)”, thuhet në njoftimin e Doganës. /Zëri