Një person në Pejë gjendet i vdekur në veturë

Një person në Pejë gjendet i vdekur në veturë

Kronika October 17, 2025 - 11:02

Një person është gjetur i vdekur në një veturë në rrugën “Papa Klementi” në Pejë.

Rastin për “Zërin” e ka konfirmuar edhe Policia në Pejë.

“Sot në orën 9:10 Policia është njoftuar se në rrugën ‘Papa Klementi’ në Pejë një person në veturë është parë pa shenja jete. Është njoftuar ekipi mjekësor, ku është konstatuar vdekja e tij. Ekipet relevante janë duke u marrë me rastin për shkaqet e vdekjes”, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. /Zëri