Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka të lënduar

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka të lënduar

Kronika October 17, 2025 - 08:54

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Aksidenti saktësisht ka ndodhur në drejtimin Prishtinë – Prizren, në kilometrin e 25-të, ku janë përfshirë dy automjete dhe është lënduar një person, raporton Zeri.info.

“Rreth orës 08:05 Policia është njoftuar për një aksident trafiku. Njësia e Trafikut (autostradës) njofton se në autostradën për Shqipëri, drejtimi Prishtinë - Prizren (km i 25-të), ka ndodhur aksident trafiku, ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Si pasojë e aksidentit, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi. /Zëri