Policia sekuestron dy armë zjarri në Prizren
Foto: Policia e Kosovës

Policia sekuestron dy armë zjarri në Prizren

Kronika October 16, 2025 - 14:45

Policia e Kosovës në Prizren ka realizuar dy operacione të ndara brenda pak ditësh, duke sekuestruar dy armë zjarri të llojit pistoletë dhe duke iniciuar procedura penale ndaj dy personave.

Sipas njoftimit të PK-së, rasti i parë është regjistruar më 14 tetor në Prizren, pas publikimit të një videoje në rrjetin social TikTok, ku një person shihej duke mbajtur një armë zjarri, raporton Zeri.info.

"Pas identifikimit të tij, njësitet e hetimeve kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gazë të tipit BLOW F92 kalibër 9 milimetra. Me urdhër të prokurorit kujdestar, ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë penale dhe ai është ndaluar për 48 orë", thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërsa rasti i dytë sipas PK-së, po ashtu ka ndodhur sot ku Sektori Rajonal i Hetimeve-Prizren, në Krushë të Madhe, pas informatave operative, policia ka kryer kontroll në shtëpinë e një personi të dyshuar për posedim të paligjshëm të armëve.

"Gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë. Rasti është proceduar sipas procedurës së rregullt në koordinim me Prokurorinë Shtetërore, ndërsa ndaj dy të dyshuarve kanë filluar hetimet për veprën penale mbajtje në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armës", thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri