Rrihen mes vete vëllezërit në Prishtinë, njëri dërgohet në mbajtje

Rrihen mes vete vëllezërit në Prishtinë, njëri dërgohet në mbajtje

Kronika October 16, 2025 - 10:02

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur të mërkurën në Prishtinë.

Policia ka bërë të ditur se dy vëllezër janë arrestuar pasi janë rrahur mes vete pas një mosmarrëveshjeje, transmeton Zeri.info.

“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, njëri shkon në mbajtje, ndërsa tjetri lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri