Ish-kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi arrin në sallën e gjyqit

Ish-kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi arrin në sallën e gjyqit

Kronika October 16, 2025 - 09:49

Ish-kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare tashmë ka arritur në sallën e gjyqit.

Krasniqi shkoi në Gjykatën e Prishtinës për t’u përballur me akuzat e Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK), që sipas saj, ai i ka shkaktuar KEK-ut dëm prej 3 milionë eurosh për shkak të tregtimit të energjisë elektrike me kompaninë sllovene “Holding Slovenske Elektrane”, e cila nuk ka qenë e licencuar në Kosovë.

Dëshmitari i paraparë nga PSRK-ja, Skender Muqolli, i cili duhej të dëshmonte më 14 tetor, nuk u paraqit fare në gjykatë për arsye shëndetësore.

Gjyqtari Arben Hoti njoftoi se nuk ishte paraqitur asnjë provë që të mbështeste këtë pretendim, por sipas tij, zyra e tij e kishte kontaktuar Muqollin, i cili kishte pohuar pretendimin përmes telefonit.

Për shkak të mungesës së dëshmitarit, seanca u shty dhe pritet të vazhdojë sot, më 16 tetor.

Në seancën e shqyrtimit fillestar të mbajtur më 8 tetor 2025, Krasniqi nuk e kishte pranuar fajësinë për akuzën e keqpërdorimit të detyrës zyrtare. /eo

Image