Llapjani kultivonte kanabis në shtëpi, dërgohet në mbajtje
Foto: Ilustrim

Llapjani kultivonte kanabis në shtëpi, dërgohet në mbajtje

Kronika October 16, 2025 - 08:38

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Podujevë, pasi në shtëpinë e të njëjtit gjatë bastisjes i janë gjetur dhe konfiskuar 58 bimë të llojit kanabis, të cilat i kishte mbjellë në vazo, shkruan Zeri.info.

Siç bëhet e ditur, ai dyshohet për veprën penale “Kultivim i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimës së kanabisit” dhe i njëjti me urdhër të prokurorit, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimës së kanabisit

Rr. “Afrim Zhitija”, Podujevë. 15.10.2025-16:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 58 bimë kanabisi të mbjella në vazo. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje. /Zëri