
Policia shqipton mbi 200 gjoba për 24 orë në Ferizaj, raporton për disa aksidente trafiku
Policia e Kosovës në rajonin Ferizajt gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar kontrolle intensive në kuadër të parandalimit të aksidenteve në komunikacion, ku si rezultat ka shqiptuar 261 gjoba kundërvajtëse, ndërsa pesë patenta shoferi janë hequr për shkelje të rënda të rregullave të trafikut.
Policia, përmes njoftimit, ka bërë të ditur edhe se në kuadër të projektit “Një sekondë në telefon mund të bëhet shumë vonë – Duart në timon e jo në telefon”, janë shqiptuar gjithashtu 24 gjoba ndaj shoferëve që kanë përdorur telefonin gjatë ngasjes.
“Brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 4 aksidente trafiku, prej tyre 2 me lëndime trupore ku janë lënduar dy persona dhe 2 me dëme materiale”, thuhet në njoftimin e Policisë, raporton Zeri.info.
Njoftimi i plotë:
Gjobat dhe aksidentet brenda 24 orëve në rajonin e Ferizajt
Policia Rajonale e Ferizajt, gjatë datës 14 tetor 2025, ka zhvilluar kontrolle intensive në kuadër të parandalimit të aksidenteve në komunikacion. Si rezultat, janë shqiptuar 261 gjoba kundërvajtëse, ndërsa 5 patentë-shoferë janë hequr për shkelje të rënda të rregullave të trafikut.
Në kuadër të projektit “Një sekondë në telefon mund të bëhet shumë vonë – Duart në timon, e jo në telefon”, janë shqiptuar gjithashtu 24 gjoba ndaj shoferëve që kanë përdorur telefonin gjatë ngasjes.
Brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 4 aksidente trafiku, prej tyre 2 me lëndime trupore ku janë lënduar dy persona dhe 2 me dëme materiale.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për rritjen e sigurisë në komunikacion, ndërsa apelon tek shoferët për kujdes të shtuar dhe respektim të rregullave të trafikut.
Qytetarët ftohen të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose në numrat 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406. Të dhënat e raportuesve ruhen në konfidencialitet të plotë.
