
Ishte raportuar i zhdukur në Prizren, gjendet i vdekur si pasojë e një aksidenti me motoçikletë
Një person, që ishte raportuar i zhdukur në Prizren, është gjetur i vdekur si pasojë e një aksidenti me motoçikletë.
Në raportin ditor të Policisë bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), shkruan Zeri.info.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Aksident trafiku me fatalitet
Prizren /14.10.2025 - 16:10. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, i cili ishte i raportuar i zhdukur, është gjetur në fshatin Tupec, ku sipas vendit të ngjarjes dyshohet se ai ishte aksidentuar me motoçikletë dhe si pasojë ka mbetur i vdekur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse, si dhe mjeku, i cili ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Zëri