
23-vjeçari shqiptar kapet me 200 kilogramë kokainë në shtëpinë e tij në Romë
Në shtëpinë ku jetonte, një 23-vjeçar shqiptar në Romë u gjetën 200 kilogramë kokainë, një sasi që sipas mediave italiane do të kishte sjellë afërsisht 16 milionë euro në xhepat e krimit të organizuar vendas.
Droga, e ndarë në 191 blloqe me logo të ndryshme, që arrinin në afërsisht 8,000 doza gati për konsum dhe shitje, u gjetën në shtëpinë e 23-vjeçarit me origjinë shqiptare, së bashku me një pistoletë, municione dhe afërsisht 30,000 euro.
Apartamenti i të riut rezultoi të ishte një bazë për ruajtjen dhe shpërndarjen e substancës. I riu u arrestua menjëherë dhe zbulimi ndodhi pasi karabinierët e ndaluan të riun për një kontroll, por ata patën dyshime për sjelljen e tij.
Në çantën e tij të shpinës, ata gjetën një shumë të madhe parash, të cilat nuk mund të justifikoheshin, pasi, pas hetimit, 23-vjeçari rezultoi i papunë. Prandaj, u mor vendimi për të kontrolluar shtëpinë.
Sipas karabinierëve, droga, e shënuar me një shenjë të veçantë për secilin lloj, kishte për qëllim të mbushte rrugët e Romës, me të ardhurat që do të shkonin për të financuar aktivitete të mëtejshme të paligjshme nga bandat kriminale. Për më tepër, arma ishte e vjedhur sqaroi policia e Romës.
Për të shmangur zbulimin gjatë transportimit dhe shitjes së kokainës, i riu, i cili u dërgua në burgun e Rebibbias, përdori një makinë të pajisur me një bagazh të fshehtë, i cili hapej me një kod.