Arrestohen shtatë shtetas të Shqipërisë në Podujevë, policia ua gjen 78 kg marihuanë
Foto: Laura Hasani

Arrestohen shtatë shtetas të Shqipërisë në Podujevë, policia ua gjen 78 kg marihuanë

Kronika October 12, 2025 - 11:22

Policia e Kosovës i ka arrestuar shtatë persona në Podujevë.

Të njëjtëve u janë gjetur mbi 78kg drogë.

Njoftimi:

Raportohet se gjatë një punë operative, njësitet e hetuesisë kanë arrestuar shtatë persona të dyshuar, dy meshkuj dhe pesë femra shtetas/e të Shqipërisë pasi që, gjatë kontrollës në një shtëpi ku ishin, janë gjetur dhe konfiskuar; 78 kilogram e 900 gram marihuanë, katër aparat për përpunim, dy peshore, një aparat për paketim, gjashtë telefona dhe qese paketimi. Shtatë të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Pronari i shtëpisë mashkull kosovar gjendet në arrati.