Arrestohet një person për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Foto: Laura Hasani

Arrestohet një person për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

Kronika October 11, 2025 - 23:13

Një person është arrestuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, sonte rreth orës 21:30.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka pohuar se nuk ka persona të lënduar nga këto të shtëna.

“Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar një person të dyshuar”, tha Pllana.

Të shtënat me armë zjarri kanë ndodhur pasi Shqipëria e ka shënuar golin e fitores ndaj ndeshjes me Serbinë, në minutën e 46-të, të shtesës.