Djali bashkë me nusen rrah nënën e tij në Prishtinë

Djali bashkë me nusen rrah nënën e tij në Prishtinë

Kronika October 11, 2025 - 11:54

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua ka raportuar se është sulmuar nga djali dhe nusja e tij.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë, të enjten në ora 23:20.

“Është raportuar se një femër është sulmuar nga djali i saj dhe gruaja e tij, të cilët e kanë sulmuar fizikisht atë dhe vajzën e saj. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Më 10.10.2025 pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara femër lirohet në procedurë të rregullt.