
Tentoi tu japë policëve ryshfet 100 euro, arrestohet shoferi në Fushë-Kosovë
Kronika
October 11, 2025 - 08:43
Një person është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi dyshohet se ka tentuar të korruptojë zyrtarët policorë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në rrugën “Meshari”, rreth orës 00:10 të datës 10 tetor 2025, kur i dyshuari, një mashkull kosovar, pas një kundërvajtjeje në trafik, u ka ofruar 100 euro policëve me qëllim që t’i shmangej gjobës.
Policia ka njoftuar se ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për “dhënie ryshfeti”, ndërsa me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje./Zëri