Dyshohet për të shtëna armësh në Vranjevc [video]

Dyshohet për të shtëna armësh në Vranjevc [video]

Kronika October 10, 2025 - 12:53

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.

Duke u bazuar në pamjet e publikuara nga “Infokus Plus”, në vendin ku dyshohet për incident ka dalë policia dhe vendi është rrethuar me shirita.

Klankosova.tv ka tentuar të kontaktojë me organet e rendit, megjithëse nuk kanë kthyer përgjigje deri në momentin e publikimit të këtij artikulli.