Sot seanca e radhës ndaj Naim Murselit, Granit Plavës e Kushtrim Kokallës
Foto: Laura Hasani

Sot seanca e radhës ndaj Naim Murselit, Granit Plavës e Kushtrim Kokallës

Kronika October 10, 2025 - 08:09

Sot do të mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt.

Në seancën e fundit u dëgjua eksperti mjekoligjor Naim Uka. Po ashtu u dëgjua edhe dëshmitari Jeton Binaku.

Dëshmitari Binaku tha se ka pasur një pompë të derivateve në Rakovinë të Gjakovës, në të cilin ishin gjetur çelësat e veturës me qira, të cilën e kishte përdorur Granit Plava.

Sot është paraparë të dëgjohet Shaban Murseli, babai i Naim Murselit.

Seanca nis në orën 09:00.