
Akuza për korrupsion, Mujka e Muzliukaj nuk paraqiten në sallën e gjyqit
Kronika
October 08, 2025 - 09:54
Faruk Mujka dhe Hysen Muzliukaj nuk janë paraqitur në seancën e shqyrtimit fillestar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Seanca është shtyrë për 20 tetor, në orën 09:00.
Sipas aktakuzës, Mujka, në cilësinë e nënkryetarit të Komunës së Mitrovicës dhe Muzliukaj, në cilësinë e drejtorit për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, lidhur me rastin e këmbimit të pronës së ish-Bankosit me pronë private.
Ndërkaq, Mujka akuzohet edhe për mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë, me arsyetimin se, në cilësinë e kryeshefit ekzekutiv të Ibër-Lepencit, nuk kishte deklaruar shumën prej 60 mijë e 50 euro që iu sekuestruan në shtëpi. /eo