Një grua sulmon dhe kërcënon punëtorin në vendin e punës, ndalohet nga policia
Foto: Zëri / Ilustrim

Një grua sulmon dhe kërcënon punëtorin në vendin e punës, ndalohet nga policia

Kronika October 08, 2025 - 09:10

Një incident është raportuar në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë, ku një mashkull kosovar ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga një femër derisa ishte duke punuar në ndërtimin e një shtëpie.

Sipas deklaratës së viktimës, e dyshuara jo vetëm që e ka sulmuar, por edhe ka shkaktuar dëme materiale, duke i dëmtuar disa vegla të punës.

Gjatë intervistimit nga autoritetet, e dyshuara ka vazhduar me sjellje kërcënuese ndaj viktimës.

Me urdhër të prokurorit kompetent, e dyshuara është ndaluar dhe është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme hetimore.

Policia është duke hetuar rastin.