U vra në sallën e gjyqit, sot mbahen homazhe për gjyqtarin Astrit Kalaja

U vra në sallën e gjyqit, sot mbahen homazhe për gjyqtarin Astrit Kalaja

Kronika October 08, 2025 - 08:41

Këtë të mërkurë do të përcillet për në banesën e fundit gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra me armë zjarri në sallën e gjyqit nga Elvis Shkambi, pasi dha verdiktin për një konflikt pronësie.

Në njoftimin e vdekjes të gjyqtarit thuhet se Kalaja do të përcillet për në banesën e fundit në orën 16:00 në vendlindjen e tij Stom - Golem, Shkodër.

Gjithashtu sot, më datë 8 tetor 2025, nga ora 9:00-11:00 në ambientet e Pallatit të Kongreseve Tiranë do të mbahen homazhet në nder të të ndjerit.

Vizitat në qytetin e Shkodrës priten në shtëpinë funerale “Bushati”, këtë të mërkurë më datën 8 tetor 2025, prej orës 14:00-16:00.

Përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet në orën 16:00 në Stom - Golem, Shkodër”, thuhet në njoftimin e familjes. /euronewsalbania