Policia kërkon ndihmë për gjetjen e Ismet Millakut, i zhdukur në Klinë
Foto: Policia e Kosovës

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e Ismet Millakut, i zhdukur në Klinë

Kronika October 07, 2025 - 16:18

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e Ismet (Tafil) Millakut i lindur me 07.02.1954 në fshatin Ujmir-Klinë.

Në kërkesë, Policia ka publikuar fotografinë dhe ka lënë numrat e telefonit për këdo që ka informacione në lidhje me zhdukjen e Ismet (Tafil ) Millakut, raporton Zeri.info.

Njoftimi i plotë: 

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të zhdukur me autorizim të Prokurorisë Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i zhdukur është:

ISMET (Tafil) MILLAKU i lindur me 07.02.1954 në fshatin Ujmir-Klinë.

PERSON I ZHDUKUR

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkëngjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: - 192 dhe 080019999 (pa pagesë) - 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë,  E-mail adresa: [email protected].

Image